Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev.nr. 250/2012, të 7 qershorit 2013

Nr. të lëndës KI 111/13

Parashtruesit: Ajshe Leka

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kërkuar vlerësim kushtetues të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev, nr, 250/2012, të 7 qershorit 2013, me të cilin ka përfunduar kontesti pronësoro-juridik ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare në Gjilan (në tekstin e mëtejmë QKMF në Gjilan) të krijuar me kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës që QKMF në Gjilan (e paditura) në emër të dëmit jomaterial për dhimbje shpirtërore dhe shkelje të dinjitetit, që t’i paguajë parashtruesit të kërkesës shumën prej 6000,00 eurosh, me kamatë në lartësi prej 3,5%, si dhe shpenzimet e procedurës në shumë prej 623,00, Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtrueses Ajshe Leka, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk kishte gjetur se procedurat përkatëse në gjykatat e rregullta ishin në ndonjë mënyrë të padrejta ose arbitrare dhe se vendimet e gjykatave të rregullta ishin plotësisht të arsyetuara, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse faktet e paraqitura nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese

Parashtruesit:

Ajshe Leka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile