Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AA. nr. 506/2018, të 16 prillit 2019

Nr. të lëndës KI 138/19

Parashtruesit: Ibish Rraci

Shkarko:

KI138/19, Parashtrues: Ibish Rraci, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AA. nr. 506/2018, të 16 prillit 2019

KI138/19 Aktvendim për papranueshmëri, i 10 nëntorit 2020, publikuar më 29 dhjetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë administrative, e drejta për gjykim të drejtë, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese kontestoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AA. nr. 31/2019, të 16 prillit 2019, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, dhe me nenin 6.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pretendimi i parashtruesit të kërkesës, ndërlidhet me mostrajtimin e pretendimit të tij në lidhje me jokushtetutshmërinë e nenit 16 të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, me nenet 3, 24 dhe 46 të Kushtetutës.

Gjykata pasi vlerësoi pretendimet në tërësinë e tyre, konsideroi se Gjykata e Apelit i është përgjigjur pretendimit të parashtruesit të kërkesës përkitazi me shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, duke theksuar se një pretendim i tillë i parashtruesit të kërkesës është i pabazuar nga shkaku se i njëjti nuk ishte i mbështetur dhe i argumentuar në mënyrë bindëse. Gjykata tutje vlerëson se parashtruesi i kërkesës ka pasur mundësi të mjaftueshme që para Gjykatës së Apelit t’i prezantojë të gjitha pretendimet për shkelje të të drejtave të tij. Për më tepër, argumentet e tij janë dëgjuar në mënyrë të rregullt dhe janë shqyrtuar në mënyrë të duhur nga Gjykata e Apelit.

Si përmbledhje, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet deklaruar e papranueshme, si qartazi e pabazuar, sepse i njëjti nuk e ka mbështetur në baza kushtetuese pretendimin e tij, për shkelje të të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6.1 të Konventës. Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesit të kërkesës, shpallet e papranueshme, si qartazi e pabazuar, në baza kushtetuese, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

 

 

 

Parashtruesit:

Ibish Rraci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative