Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI 126/20

Parashtruesit: Ganimete Zeka

Shkarko:

KI126/20, Parashtrues: Ganimete Zeka, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI126/20, Vendim për Refuzim, i 11 nëntorit 2020, publikuar më 8 dhjetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, akt i paspecifikuar, vendim për refuzim

Parashtruesja e kërkesës nuk ka kontestuar asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar përmes ndonjë akti të një autoriteti publik.

Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtrueses së kërkesës nuk ishte e kompletuar, Gjykata i kërkoi parashtrueses së kërkesës që: (i) të specifikojë aktet e autoriteteve publike të cilat i konteston; (iii) të qartësojë saktësisht pretendimet e saj për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë; (iv) të dorëzojë kopjet e dokumenteve dhe informatave të tjera që mbështesin pretendimet e saj.

Parashtruesja e kërkesës ishte përgjigjur me një shkresë para Gjykatës, duke ripërsëritur të njëjtat argumente si në kërkesën e saj fillestare, por duke mos u përgjigjur në kërkesat e Gjykatës, respektivisht duke mos e saktësuar se cilin vendim e konteston si dhe cilat liri dhe të drejta të mbrojtura me Kushtetutë pretendon se i janë shkelë.

Për pasojë, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses së kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 48 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës së Gjykatës, dhe vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Ganimete Zeka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile