KI232/19, Parashtrues i kërkesës: Xhemajl Bajraktari, Kërkesë për për interpretim të nenit 35 pikat 8 dhe 9 të Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës
KI232/19, Aktvendim për Papranueshmëri miratuar më 11 nëntor 2020, publikuar më 7 dhjetor 2020
Fjalët kyç: kërkesë individuale, interpretim abstrakt, palë e paautorizuar, kërkesë e papranueshme
Në rrethanat e rastit konkret, parashtruesi i kërkesës kërkoi interpretim të nenit 35 pikat 8 dhe 9 të Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës të lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Gjykata theksoi se Kushtetuta nuk parasheh mundësi që individët të mund të ankohen në Gjykatën Kushtetuese, in abstracto, për jo-kushtetutshmëri të një Ligji. Individët mund të parashtrojnë kërkesë kushtetuese, sa i përket veprimeve ose mosveprimeve të autoriteteve publike, vetëm përbrenda fushëveprimit të përcaktuar me nenin 113 (1) dhe (7) të Kushtetutës, që kërkon që parashtruesit të dëshmojnë se janë: (1) palë të autorizuara, (2) të prekur drejtpërsëdrejti nga akti konkret i një autoriteti publik ose mosveprimi i autoritetit publik, dhe (3) se kanë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.
Gjykata konstatoi se parashtruesi nuk është palë e autorizuar, dhe në bazë të nenit 113 (1) dhe (7) të Kushtetutës, nenit 47.1 të Ligjit dhe të rregullit 39 (1) (a) të Rregullores së punës, kërkesa u shpall e papranueshme.
Xhemajl Bajraktari
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar