Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Nr. të lëndës KI 127/20

Parashtruesit: Kadri Berisha

Shkarko:

KI127/20, Parashtrues i kërkesës: Kadri Berisha, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit 

KI127/20, Vendim për Refuzim të Kërkesës i miratuar më 11 nëntor 2020, i publikuar më 1 dhjetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër,  kërkesë e papranueshme

Në rrethanat e rastit konkret, parashtruesi i kërkesës ka dorëzuar një kërkesë duke pretenduar se përfaqëson personin DP. Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që të dorëzojë dëshmi se është përfaqësues i personit DP. Parashtruesi i kërkesës nuk e kishte dorëzuar autorizimin e kërkuar.

Gjykata konkludoi se kërkesa është e paplotë dhe nuk është e qartësuar sepse përfaqësuesi i pretenduar nuk ka dorëzuar në Gjykatë autorizimin e vlefshëm për përfaqësimin e personit DP. Gjykata theksoi se është e domosdoshme që përfaqësuesit të dëshmojnë se ata kanë marrë udhëzime specifike dhe të qarta për përfaqësim të viktimës së pretenduar në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës.

Gjykata bazuar në nenin 113.1 dhe 7 të Kushtetutës, nenin 21 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 35 (5) të Rregullores së punës konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Kadri Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile