Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Ac. nr. 5107/18 të Gjykatës së Apelit të 8 marsit 2019

Nr. të lëndës KI 03/20

Parashtruesit: Lorenc Kolgjeraj

Shkarko:

KI 03/20, Parashtrues: Lorenc Kolgjeraj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Ac. nr. 5107/18 të Gjykatës së Apelit të 8 marsit 2019

KI03/20, vendim për refuzim të kërkesës i 11 nëntorit 2020 publikuar më 1 dhjetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, refuzim me procedurë të shkurtër  

Parashtruesi i kërkesës i drejtohet Gjykatës për herë të tretë më saktësisht në rastet KI74/17, KI70/19 dhe KI03/20 me kërkesën e njëjtë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit Ac. nr. 5107/18 të Gjykatës së Apelit, të 8 marsit 2019, përkatësisht procedurës përmbarimore të iniciuar me qëllim të shlyerjes së borxheve të parashtruesit të kërkesës.

Në mënyrë që Gjykata të shqyrtojë një kërkesë që ka të bëjë me faktet e njëjta si në kërkesën e mëparshme, parashtruesi i kërkesës duhet që vërtetë të ofrojë informata të reja të cilat më parë nuk janë shqyrtuar nga Gjykata. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton se vendimet e saj janë vendime të formës se prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, të gjithë personat dhe të gjitha institucionet e Republikës se Kosovës.

Gjykata arriti në përfundimin se kërkesa e parashtruesit është në fakt një kërkesë për rihapjen e procedurave të mëparshme tashmë të vendosura nga Gjykata. Prandaj, dhe në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa nr. KI03/20 refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Lorenc Kolgjeraj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile