Parashtruesi, znj, Fatmire Azemi, ka parashtruar kërkesë sipas nenit 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev, nr, 13/2010, të 4 shkurtit 2013 me të cilin ajo pretendon se I janë shkelur të drejtat e saj duke mos cekur ndonjë nen konkret të Kushtetutës, Gjykata kishte ardhur në përfundim që kërkesa nuk I plotëson kriteret për të qenë e pranueshme pasi që parashtruesi nuk I kishte shterur mjetet e rregullta juridike duke marrë parasysh që rasti, në kohën e marrjes së këtij aktvendimi, ishte ende në shqyrtim nga gjykatat e rregullta, Në këtë mënyrë Gjykata kishte vendosur që parashtruesi nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në pajtim me rregullin 36 (1) (a) të Rregullore dhe si e tillë e papranueshme
Fatmire Azemi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile