Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ac. Nr. 3544/12 të 3 majit 2013

Nr. të lëndës KI 127/13

Parashtruesit: Valdet Sutaj

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimet e nxjerra nga Gjykata Komunale në Deçan dhe nga Gjykata e Apelit e Kosovës i kanë shkelur nenet 19 [Zbatimi i Së Drejtës Ndërkombëtare] dhe 121 [Prona] të Kushtetutës, dispozitat e Ligjit Nr, 02/L-33 për investimet e huaja, dispozitat e Marrëveshjes për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, të 27 tetorit 2011 dhe dispozitat e Ligjit Nr, 03/L-008 për procedurën përmbarimore, Gjykatat e lartpërmendura, në kuadër të propozimit për procedurën përmbaruese, me qëllim të kthimit të borxhit, nga parashtruesi i kërkesës vendosën t’ia dorëzojnë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme të parashtruesit të kërkesës, kreditorit Compactherm AG me seli në Zvicër, Parashtruesi po ashtu kërkoi nga Gjykata Kushtetuese vendosjen e masës së përkohshme, gjegjësisht të ndalojë kreditorin Compactherm AG, që ta tjetërsojë pronën e paluajtshme të parashtruesit, deri në përfundim të procedurës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata arriti në përfundim se faktet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe se parashtruesi nuk i kishte dëshmuar mjaftueshëm pretendimet e tij, Gjykata vëren se nuk ka rast prima facie për qëllim të vendosjes së masës së përkohshme dhe se kërkesa për masë të përkohshme është qartazi e pabazuar

Parashtruesit:

Valdet Sutaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile