Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml. nr. 89/2018, të 8 majit 2018, në ndërlidhje me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, PAKR. nr. 397/17, të 19 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, PKR. nr. 61/14, të 21 qershorit 2017
Nr. të lëndës KI 90/18
Parashtruesit: Nedvedete Ponosheci dhe Atdhe Ponosheci
KI90/18, Parashtrues: Nedvedete Ponosheci dhe Atdhe Ponosheci, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml. nr. 89/2018, të 8 majit 2018, në ndërlidhje me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, PAKR.nr.397/17, të 19 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, PKR.nr.61/14, të 21 qershorit 2017
KI90/18, Aktvendim i 15 janarit 2020, publikuar më 5 shkurt 2020
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, ratione materiae, mosshterje e mjeteve juridike
Parashtruesit e kërkesës, si pasojë e kryerjes së veprës penale nga ana e dy personave e cila rezultoi në vdekjen e familjarit të tyre (babai i Atdhe Ponosheci dhe bashkëshorti i Nedvedete Ponosheci), kishin ndjekur procedurat penale në të cilat ata ishin palë e dëmtuar. Si palë e dëmtuar, ata kishin marrë pjesë dhe në marrëveshjen për pranimin e fajësisë së njërit nga kryesit e veprës penale (F.GJ) dhe kishin kërkuar (i) rritjen e sanksionit kundër këtij të fundit dhe (i) të kompensohen në vlerë prej 100.000 Euro.
Gjykata Themelore në Gjakovë, me Aktgjykimin PKR.nr.61/14, të 21 qershorit 2017, kishte pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të personit F.GJ, dhe e kishte dënuar atë me (6) vjet e gjashtë (6) muaj për veprën penale, ndërsa parashtruesit e kërkesës u udhëzuan që kërkesën pasurore juridike ta realizojnë në kontest civil siç parashihet me nenin 463, paragrafi 2, të Kodit Procedurës Penale.
Parashtruesit e kërkesës të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore, parashtruan ankesë duke theksuar se nuk pajtohen me sanksionin penal, dhe se duhej të zbatohej marrëveshja sa i përket kompensimit të kërkuar prej 100.000 Euro. Ankesa e parashtruesve u hodh poshtë si e palejuar nga Gjykata e Apelit. Tutje, dhe Gjykata Supreme refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, duke arsyetuar se pala me të drejtë është udhëzuar në kontest civil nga gjykatat e instancave më të ulëta.
Parashtruesit e kërkesës rrjedhimisht u ankuan në Gjykatë Kushtetuese, në esencë për shkeljet për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe duke pretenduar se, (i) sanksioni penal i shqiptuar ndaj personit F.GJ. nuk është proporcional; (ii) marrëveshja për pranimin e fajësisë është jo-ligjore; dhe se ata (iii) nuk janë kompensuar sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar praktikës së saj dhe praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstatoi se:
Nedvedete Ponosheci dhe Atdhe Ponosheci
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike, Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës
Penale