Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Nr. 677, të 19 marsit 2019

Nr. të lëndës KI 68/19

Parashtruesit: Antigona Gerqari

Shkarko:

KI68/19, Parashtruese e kërkesës: Antigona Gerqari, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Nr. 677, të 19 marsit 2019

KI68/19, Aktvendim i miratuar më 27 nëntor 2019, i publikuar më 10 janar 2020Fjalët kyç: kërkesë individuale, mos shterim i mjeteve juridike, diskriminim, parimi i subsidiaritetit, kërkesë e papranueshme

Parashtruesja e kërkesës e konteston kushtetutshmërinë e Vendimit të Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Nr. 677, të 19 marsit 2019, për çka ajo pretendon se është diskriminuar në përzgjedhje në pozitën e mësimdhënësit për shkak të moshës së saj.

Gjykata vërejti se parashtruesja e kërkesës ka dorëzuar kërkesë kushtetuese dhe paraprakisht, nuk ka iniciuar procedurë administrative tek gjykatat e rregullta me qëllim të kontestimit të Vendimit të Senatit të UP-së Nr. 667 të 19 marsit 2019. Gjykata vërejti se pretendimet e parashtrueses së kërkesës për diskriminim bazuar në moshën e saj janë të parakohshme dhe se Gjykata-në pajtim me parimin e subsidiaritetit- nuk mund t’i vlerësojë këto pretendime pa qenë paraprakisht të ngritura dhe vlerësuara nga gjykatat e rregullta. Gjykata po ashtu vërejti se parashtruesja e kërkesës nuk ka bërë çdo gjë që mund të pritej në mënyrë të arsyeshme prej saj në lidhje me shterimin e mjeteve juridike apo se ekzistojnë rrethana të veçanta që e lirojnë parashtruesen e kërkesës nga obligimi për shterimin e të gjitha mjeteve juridike.

Gjykata konkludoi se kërkesa në baza kushtetuese për shkak të mos shterimit të të gjitha mjeteve juridike, duhet të shpallet e papranueshme, në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Antigona Gerqari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 3 - Barazia para Ligjit

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative