Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, [E.Rev.nr.20/18], të 31 korrikut 2018

Nr. të lëndës KI 16/19

Parashtruesit: “Bejta Commerce”

Shkarko:

KI16/19, Parashtruesi i kërkesës: “Bejta Commerce”, Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës,  [E.Rev.nr.20/18], të 31 korrikut 2018

KI16/19, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 6 nëntor 2019, i publikuar më 3 dhjetor 2019 

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë civile, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me kërkesë të Komunës së Gjilanit, specifikisht në bazë të një kontrate të pashkruar (gojore), në dakordësi me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, prej 28 dhjetorit 2011, kishte kryer punë ndërtimore, përkatësisht shtruarjen e rrugëve, ndërsa Komuna e Gjilanit nuk kishte kryer detyrimin financiar për punën e kryer.

Prandaj, parashtruesi i kërkesës pretendonte se me Aktgjykimin [E.REV.nr.20/2018] e  31 korrikut 2018, të Gjykatës Supreme, i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin  3 [Barazia para Ligjit], nenin 7 [Vlerat], nenin 21 [Parimet e Përgjithshme], nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], si dhe me nenin 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, për faktin se nuk arrit të marrë kompensimin financiar për punën e kryer.

Gjykata vërejti  se Gjykata Supreme në fillim, kishte refuzuar revizionin e parashtruesit të kërkesës  kundër vendimeve të gjykatave më të ulëta për arsye procedurale, pasi që parashtruesi i kërkesës nuk kishte arritur të provojë faktin se ka pasur një kontratë me shkrim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit.

Gjykata në fund konsideroi se parashtruesi i kërkesës nuk e mbështeti kërkesën e tij për shkeljen e ndonjë të drejte të mbrojtur me Kushtetutë. Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit mbetet qartazi e pabazuar dhe rrjedhimisht e papranueshme.

Parashtruesit:

“Bejta Commerce”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile