Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës PN-II-10/2017 të 13 tetorit 2017

Nr. të lëndës KI 69/18

Parashtruesit: N.T.SH „Dilloni Benz“

Shkarko:

KI69/18 Parashtrues i kërkesës: N.T.SH „Dilloni Benz“, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit  të Gjykatës Supreme të Kosovës PN-II-10/2017 të 13 tetorit 2017

KI69/18, aktvendim për papranueshmëri i 25 shtatorit 2019, publikuar më 22 tetor 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, persona juridikë, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, paafatshme

Kërkesa bazohet në nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Më 18 korrik 2016, Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (në tekstin e mëtejmë: Shërbimi Kompetent i Inspektimit) bëri analizën e derivateve të naftës të ofruara në objektet e parashtruesit të kërkesës. Pas analizës së mostrave, u konstatua se derivatet e naftës në ofertë nuk janë në nivel me standardet e përshkruara.

Më 20 mars 2017, Departamenti për Kundërvajtje i Gjykatës Themelore në Prishtinë nxori Aktgjykimin Nr. reg. 47453/16, me të cilin parashtruesi u shpall përgjegjës për kundërvajtje në lidhje me cilësinë e parregullt të derivateve të naftës në ofertë dhe, rrjedhimisht, iu shqiptua një gjobë.

Pas kësaj, sipas ankesës së parashtruesit të kërkesës, ky rast kaloi nëpër të gjitha procedurat e apelit, duke përfunduar me Aktvendimin PN – II – 10/2017 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 13 tetorit 2017, e cila iu dorëzua parashtruesit të kërkesës më 23 tetor 2017.

Gjykata vëren se aktvendimi i kontestuar (Aktvendimi PN–II–10/2017) i Gjykatës Supreme i është dorëzuar  parashtruesit të kërkesës  më 23 tetor 2017, ndërsa, kërkesa kushtetuese është dorëzuar më 11 maj 2018.

Në këtë drejtim, Gjykata vëren se kërkesa kushtetuese është dorëzuar jashtë afatit ligjor 4 (katër) mujor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe specifikuar më tej me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme, sepse është e paafatshme.

Parashtruesit:

N.T.SH „Dilloni Benz“

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër