Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 25 shtator 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 69/18; 2. KI 127/18; 3. KI 155/18; 4. 24/19; 5. KI 52/19; 6. KI 64/19 dhe 7. KI 72/19. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
1. Aktvendim
Lënda: KI 69/18
Parashtrues: N.T.SH „Dilloni Benz“
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PN-II-10/2017], të datës 13 tetor 2017, me të cilin parashtruesi pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe me nenin 32 [E drejta për mjete juridike] të Kushtetutës së Republikës ë Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
2. Aktvendim
Lënda: KI 127/18
Parashtrues: Tush Kolgjeraj
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [PN. nr. 825/17], të datës 6 tetor 2017, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 27 [Ndalimi i torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues] dhe nenin 29 [E drejta e lirisë dhe sigurisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), dhe në rregullin 31 [Fillimi i procedurës] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjyqtari, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
3. Aktvendim
Lënda: KI 155/18
Parashtrues: Benson Buza
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 63/2018], të datës 4 qershor 2018, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [PA1. nr. 1192/2017], të datës 15 janar 2018, dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren [P. nr. 1750/2015] , të datës 14 shtatorit 2017. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me nenet 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike], 33 [Parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet penale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullin 39 (1)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
4. Aktvendim
Lënda: KI 24/19
Parashtrues: Valon Miftari
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme [Rev.nr.276/18], të datës 10 shtator 2018, me të cilin parashtruesi pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
5. Aktvendim
Lënda: KI 52/19
Parashtrues: Drilon Sadriu
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme [REV. nr. 6/2019], të datës 7 shkurt 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [AC. nr. 2101/14], të datës 16 tetor 2014, dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan-Dega në Viti [C. nr. 179/11], të datës 15 prill 2014. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktvendim i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 10 (Liria e shprehjes) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
6. Vendim
Lënda: KI 64/19
Parashtrues: Ejup Koci
Objekt i çështjes ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së kërkesës së parashtruesit, për tërheqjen e parashtresës për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës [C.nr. 204/2015], të datës 27 prill 2017, me të cilin parashtruesi pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 21 [Parimet e përgjithshme], nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejt i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 46 [Mbrojtja e pronës], nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në bazë të nenit 23 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 35 të Rregullores së punës, vendosi të miratojë kërkesën e parashtruesit për tërheqje të kërkesës.
7. Vendim
Lënda: KI 72/19
Parashtrues: Amir Hamza
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike. Parashtruesi i kërkesës nuk kishte qartësuar saktësisht në kërkesën e tij se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës i janë cenuar përmes ndonjë akti të një autoriteti publik.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 35 [Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës dhe në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.