Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar për shkak se Administrata Pensionale e Republikës së Kosovës, ia ka mohuar atij të drejtën në pension, Parashtruesi, ndër të tjera, pohoi se ishte shkelur e drejta për mbrojtje gjyqësore të të drejtave, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e pafatshme përkatësisht nuk ishte parashtruar në Gjykatë brenda afatit ligjor të përcaktuar me Nenin 49 të Ligjit, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 36 (1) b) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme
Ramadan Rrahmani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile