Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 232/2017, të 15 nëntorit 2017

Nr. të lëndës KI 02/18

Parashtruesit: Qeveria e Republikës së Kosovës Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Shkarko:

KI02/18 Parashtrues: Qeveria e Republikës së Kosovës [Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor],Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 232/2017, të 15 nëntorit 2017

 KI02/18 Aktvendim për papranueshmëri, i 20 qershorit 2019, publikuar me 17 korrik 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë për moszbulim të identitetit, kontest pronësor, kërkesë e papranueshme

Parashtruesja e kërkesës kishte dorëzuar një kërkesë në Gjykatë, përmes së cilës kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 232/2017, të 15 nëntorit 2017.

 Parashtruesja e kërkesës para Gjykatës Kushtetuese fillimisht pretendon se gjykatat nuk kanë vepruar drejtë kur kanë vendosur për shumën e kompensimit në favor të pronarit të ngastrave të shpronësuara. Në lidhje me këtë, parashtruesja e kërkesës theksoi me sa vijon: “bazuar në provat, skicat nga tereni, fotot ku shihen se objekti ka qenë jashtë përdorimit, nuk është larguar nga vija e shpronësimit por pronarët kanë penguar vazhdimësinë e punimeve deri sa është detyruar që Ministria e Infrastrukturës ta ndërton një mur të gjatë 105 m dhe të gjerë 1.5 m, andaj ka lejuar vazhdimin e punimeve”. Sipas parashtrueses së kërkesës, këto janë prova bindëse se objektin nuk e ka rrënuar Ministria e Infrastrukturës por me dëshirë paditësi [pala e interesuar, F.I.TH.] dhe punëkryesi.

 Parashtruesja e kërkesës pretendon se Gjykata Supreme, përmes vendimit të kontestuar, i ka shkelur asaj të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, pa specifikuar ndonjë dispozitë të saktë të Kushtetutës e cila do të mund të ishte shkelur.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses nuk saktëson qartë dhe në mënyrë adekuate se cilat të drejta dhe liri të garantuara me Kushtetutë pretendohet se janë shkelur dhe si e tillë kërkesa duhet të refuzohet për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të parapara me nenin 48 të Ligjit në lidhje me rregullin 39 (1) (d) të Rregullores së punës.

Sa i përket kërkesës për moszbulim të identitetit Gjykata, duke u bazuar në mungesë të plotë të arsyetimit nga parashtruesja e kërkesës lidhur me atë se përse duhet të moszbulohet identiteti i saj,  konstatoi se kërkesa e tillë duhet të refuzohet si e pabazuar. (Shih rastin tjetër të Gjykatës Kushtetuese ku është bërë kërkesë për moszbulim të identitetit, KI74/17, parashtrues Lorenc Kolgjeraj, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 dhjetorit 2017).

Parashtruesit:

Qeveria e Republikës së Kosovës Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile