Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në Prishtinë, Rev. nr. 87/12, e 21 marsit 2011

Nr. të lëndës KI 97/11

Parashtruesit: Mon Nushi

Parashtruesi i kërkesës pretendon se, me aktgjykimin në fjalë, është shkelur neni 31 i Kushtetutës (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) dhe neni 6,1 i KEPDNJ-së, së bashku me protokollet e saj, Parashtruesi më tej thekson se, gjithashtu, janë shkelur edhe nenet: 7, 21, 22, 31, 46, 53 dhe 121 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese, në Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev, nr, 87/12, e 21 marsit 2011, nuk gjeti elemente të arbitraritetit dhe as shkelje të supozuar të të drejtave të njeriut, sikur kishte pretenduar parashtruesi i kërkesës, Në këto rrethana, parashtruesi i ankesës nuk ka “argumentuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij” dhe nuk mund të konstatohet se kërkesa ishte e bazuar, andaj Gjykata, në përputhje me rregullin 36, paragrafi 2, pika c dhe pika d, gjen se kërkesën duhet të refuzohet si qartazi e pabazuar

Parashtruesit:

Mon Nushi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile