Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë së zbatimit të Rregullores së UNMIK-it, Nr. 2000/4, dhe të Ligjit të Republikës së Kosovës, Nr. 2008/03 – L033

Nr. të lëndës KI 82/12

Parashtruesit: Milorad Rajović

Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vlerësim të kushtetutshmërisë së Rregullores së UNMIK-ut, Nr, 2000/47, “për statusin, privilegjet dhe imunitetin e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tij në Kosovë”, si dhe të Ligjit 2008/03-L033 të Republikës së Kosovës “për statusin, imunitetin dhe privilegjet e misioneve diplomatike, konsullore dhe personelin në Kosovë dhe praninë ndërkombëtare ushtarake si dhe personelin e saj,” Parashtruesi i kërkesës e konteston mënyrën në të cilën Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (në tekstin e mëtejmë: OSBE) interpreton dhe zbaton Rregulloren e UNMIK-ut, Nr, 2000/4 si dhe Ligjin Nr, 2008/03 – Lo33, duke konsideruar se me interpretim të gabuar, ata nxjerrin përfitime që rrjedhin nga statusi, imuniteti dhe privilegjet e misioneve diplomatike, konsullore dhe personeli në Kosovë,
Parashtruesi i kërkesës pretendon se këto ligje kanë shkelur të drejtat e tij pronësore, të garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat dhe liritë e parapara me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ), Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit Milorad Rajović, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se individët mund të iniciojnë procedurë nëse të drejtat dhe liritë e tyre, të garantuara me këtë Kushtetutë janë shkelur nga autoritetet publike, por parashtruesi i kërkesës nuk është palë e autorizuar për të kërkuar interpretimin e Rregullores së UNMIK –ut, Nr, 2000/47 dhe të Ligjit 2008/03-033 në mënyrë abstrakte, Për këtë arsye, kjo kërkesë duhet të shpallet e papranueshme, sepse është parashtruar nga pala e paautorizuar

Parashtruesit:

Milorad Rajović

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile