Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa për vlerësimin e Kushtetutshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme PKL. 11/2012, të 6 shkurtit 2012.

Nr. të lëndës KI 35/12

Parashtruesit: Agron Prenaj

Gjykata Komunale në Gjakovë e kishte shpallur parashtruesin fajtor për keqpërdorimin e së drejtës së votimit në pajtim me dispozitat përkatëse të Kodit Penal të Kosovës. Parashtruesi kishte apeluar këtë vendim në Gjykatën e Qarkut në Pejë, e më pastaj edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës, Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se me vendimin e Gjykatës Supreme PKL. 11/2012, është shkelur dinjiteti i tij në pajtim me nenin 23 të Kushtetutës në lidhje me nenin 31 (4) të së njëjtës, pasi që siç thekson ai është dënuar në bazë të një shakaje të pretenduar, Në këtë rast Gjykata theksoi se nuk është detyrë e saj që të veprojë si një gjykatë apeli, apo gjykatë e shkallës së katërt, në lidhje me vendimet e marra nga gjykatat e rregullta. Roli i gjykatave të rregullta është që t’i interpretojnë dhe t’i zbatojnë rregullat e caktuara të së drejtës procedurale dhe material dhe se vetëm mund të shqyrtojë nëse provat janë paraqitur në mënyrë të drejtë dhe nëse procedurat të shikuara në tërësinë e tyre, janë mbajtur në mënyrë të tillë sa që parashtruesi i kësaj kërkese të ketë pasur gjykim të drejtë, Prandaj, duke i shqyrtuar dokumentet e dorëzuara nga parashtruesi i kërkesës Gjykata Kushtetuese nuk gjeti se procedurat relevante ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare dhe shpalli kërkesën si qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

Agron Prenaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale