Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i rregullsisë së zgjedhjes së Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, më 4 nëntor 2012

Nr. të lëndës KI 115/12

Parashtruesit: Fadil Salihu

Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, më 4 nëntor 2012, duke kontestuar mënyrën e interpretimit të Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të kësaj lëvizjeje në Ferizaj, Parashtruesi pretendon se personi i përmendur (kandidati për kryetar të Lëvizjes) në momentin e zgjedhjeve, nuk ishte i pranishëm në Kosovë dhe nuk kishte marrë pjesë në fushatë, si dhe ishte zgjedhur në postin e kryetarit duke blerë vota, Parashtruesi thekson një shkelje të pretenduar në lidhje me interpretimin e “Statutit të
Lëvizjes Vetëvendosje,” Gjykata kishte konkluduar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është një autoritet publik, Prandaj, kërkesa është e papajtueshme ratione materiae me dispozitat e Kushtetutës, sepse kompetenca e Gjykatës Kushtetuese mbulon mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me shkeljen e pretenduar të Kushtetutës nga ana e autoriteteve publike, Prandaj, Gjykata shpalli se kërkesa është e papajtueshme ratione materiae me dispozitat e Kushtetutës dhe, si e tillë, është e papranueshme

Parashtruesit:

Fadil Salihu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative