Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës Rev, Nr, 374/2009 të 2 majit 2012, me të cilin refuzohet revizioni i parashtruar, ka shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, më saktësisht nenet 7 [Vlerat], 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], 121 [Prona] të Kushtetutës dhe nenin 6,1 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ), Parashtruesi i kërkesës i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Supreme Rev, Nr, 374/2009 i 2 majit 2012 dhe të vërtetohet Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Pejë Ac, Nr, 83/2008 i 22 prillit 2009, Sipas fakteve të paraqitura nga parashtruesi i kërkesës, parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi prima facie që do të tregonte shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me Kushtetutë, Kërkesa është qartazi e pabazuar në pajtim me rregullin 36, 2 (b) dhe (d) të Rregullores së Punës
Brahim Delijaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile