Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e parashtruar me 10 shtator 2012, kërkon ” vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit për caktimin si avokat mbrojtës të parashtruesit të kërkesës, i lëshuar nga Prokuroria e EULEX-it në Prizren, në rastin HP-155/12”, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që t’i tregojë nëse parashtruesi duhet ose jo të jetë avokat mbrojtës i të pandehurit S, P, i cili akuzohet për krime lufte, Gjykata konstaton që parashtruesi i kërkesës nuk ka ngritur një çështje kushtetuese brenda kornizës juridike të paraparë me nenin 113,7, andaj, në përputhje me nenin 36, par, 3 (f), kërkesa deklarohet e papranueshme për shkak të papajtueshmërisë ratione materiae me Kushtetutën
Ali Latifi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës
administrative