Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev.I.Nr.314, të 10 janarit 2012

Nr. të lëndës KI 15/12

Parashtruesit: Xhavit Gashi

Parashtruesi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për ta detyruar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që ta kthej atë ne vendin e tij të mëparshëm të punës, ose në detyra që i përgjigjen përgatitjes së tij profesionale, si dhe kompensimin e të ardhurave personale, Parashtruesi nga Gjykata Kushtetuese po ashtu kërkon që të hidhen poshtë të gjitha aktgjykimet e lartcekura, sepse sipas parashtruesit të kërkesës në rastin e tij nuk është respektuar drejtësia, Parashtruesi në kërkesën e tij nuk thekson se cili nen i Kushtetutës është shkelur me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe gjykatave tjera të rregullta, Gjykata Kushtetuese gjen se kërkesa është e papranueshme si qartazi e pabazuar për arsye se faktet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e një të drejte kushtetuese

Parashtruesit:

Xhavit Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile