Parashtruesi, z, Lulzim Ramaj, e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, Kërkesa e tanishme është vazhdim i Rastit Nr, KI 32/11, Parashtruesi ankohet tani se organizata e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “refuzon lëshimin e vërtetimit të pjesëtarit të UÇK-së dhe mohon njohjen e statusit të pjesëtarit të UÇK-së, publikimin e rastit në media dhe shpifjet nga OVL e UÇK-së [,,,]”, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse parashtruesi kishte dështuar të dorëzojë prova dhe bazë të re dhe të mjaftueshme për një vendim të ri, Prandaj, Gjykata, konstatoi kërkesa duhet të refuzohet si e papranueshme, sepse Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur për rastin e parashtruesit në Rastin Nr, KI 32/11,, përkatësisht rasti është res judicata, Për më tepër, sa i përket kërkesës për moszbulimin e identitetit të tij, parashtruesi nuk kishte ofruar bazë mbështetëse dhe as prova për ta mbështetur kërkesën e tij për moszbulimin e identitetit, Prandaj, Gjykata e refuzon kërkesën e tillë si të pabazuar
Lulzim Ramaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
administrative