Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 106/2010, të 2 majit 2012

Nr. të lëndës KI 75/12

Parashtruesit: Faton Sefa

Parashtruesi paraqiti kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës të Kosovës, duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev, nr, 106/2010, të 2 majit 2012, sepse të dyja – edhe Gjykata e Qarkut ne Pejë, e edhe Gjykata Supreme- supozohet të kenë injoruar shkeljet procedurale gjatë procedurës disiplinore, Për më tepër, parashtruesi pretendon se ndërprerja e kontratës së punës së parashtruesit ishte në kundërshtim me Rregulloren e UNMIK-ut 2001/27, sepse ai asnjëherë nuk kishte pasur një takim me kompaninë dhe me ndërprerjen e marrëdhënies së punës asnjëherë nuk është specifikuar se cilat dispozita juridike ishin shkelur nga ai, Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata vlerësoi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse parashtruesi i kërkesës nuk e ka mbështetur pretendimin e tij në baza kushtetuese dhe nuk ka paraqitur asnjë provë që tregon se të drejtat dhe liritë e tij ishin shkelur nga Gjykata Supreme

Parashtruesit:

Faton Sefa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile