Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për përmirësimin e mirëqenies së pensionistëve dhe për realizimin e të drejtës së përfitimit të pensioneve për invalidët e punës nga autoritetet shtetërore

Nr. të lëndës KI 84/12

Parashtruesit: Rifat Halili

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113,7 të Kushtetutës në cilësinë e personit juridik duke pretenduar se me mosmiratimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor dhe të Ligjit për sigurimet shëndetësore, si dhe refuzimit të dhënies së pensioneve për invalidët e punës nga autoritetet qeveritare, pensionistëve u janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenin 3,1 [Barazia Para Ligjit]; me nenin 7,1 [Vlerat]; me nenin 16,1 [Epërsia e Kushtetutës]; me nenin 19, paragrafi 1 dhe 2 [Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare]; me nenin 22, paragrafi 1, 2 dhe 3 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare]; me nenin 23 [Dinjiteti i njeriut]; me nenin 25,1 [E drejta për jetën]; me nenin 27 [Ndalimi i torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues]; me nenin 51, paragrafi 1 dhe 2 [Mbrojtja shëndetësore dhe sociale]; me nenin 84,2 [Kompetencat e Presidentit]; me nenin 119,4 [Parimet e përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; dhe me nenet 7, 22 dhe 25,1 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Gjykata kishte vërejtur se parashtruesi i kërkesës nuk kishte specifikuar ndonjë akt të autoritetit publik, me të cilin pretendon se i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe me konventat ndërkombëtare që aplikohen drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës, Por, vetëm ka ngritur çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e politikave sociale, përkatësisht me përmirësimin e mirëqenies së pensionistëve dhe të invalidëve të punës, duke kërkuar nga Gjykata që të sqarojë se përse kërkesat e parashtruesit (sindikatës), përkitazi me të drejtat e pensionistëve dhe të invalidëve të punës, nuk janë marrë parasysh nga autoritetet shtetërore, Gjykata në këtë rast i është referuar 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, që parasheh:“Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar” ky paragraf në mënyrë të qartë parasheh se kush mund të konsiderohet palë e autorizuar për të ngritur çështje kushtetuese, përkitazi me vlerësimin e kushtetutshmërisë së një akti të një autoriteti publik a vlerësimin e kushtetutshmërisë së një ligji, Prandaj, Gjykata kishte konsideruar se parashtruesi i kërkesës nuk është palë e autorizuar që të referonte çështje kushtetuese “in abstracto” përkitazi me rregullimin e statusit të pensionistëve dhe të invalidëve të punës dhe, për këtë arsye, në pajtim me nenin 113,1 të Kushtetutës, kjo kërkesë konsiderohet e papranueshme

Parashtruesit:

Rifat Halili

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative