Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me pensionimin e doktorëve të shkencës në Universitetin e Prishtinës

Nr. të lëndës KI 76/12

Parashtruesit: Qamil Xhemajli

Parashtruesi paraqiti kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar vendimin e paspecifikuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me pensionimin e doktorëve të shkencës në Universitetin e Prishtinës, të cilin parashtruesi i kërkesës nuk e ka specifikuar me numër, datë ose në një mënyrë tjetër, dhe as që ka cekur se ku është publikuar ky vendim, kështu që ai nuk ka cekur as përmbajtjen e vendimit të cilin e konsideron antikushtetues, Objekt i çështjes janë të drejtat të cilat parashtruesi i kërkesës konsideron se i takojnë në bazë të vendimit të paspecifikuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me pensionimin e doktorëve të shkencës, të cilët punojnë në U,P,, për çka parashtruesi i kërkesës konsideron së të njëjtat të drejta duhet t’u takojnë edhe doktorëve të tjerë, të cilët nuk kanë punuar në U,P, ose të cilët nuk kishin doktoruar në U,P, Parashtruesi i kërkesës nuk i ka cekur nenet kushtetuese të cilat konsideron se janë shkelur dhe, gjithashtu, nuk ka ofruar dëshmi të tjera, të cilat do të ishin të rëndësishme për vendimin të Gjykatës, edhe pse Gjykata ka kërkuar me shkrim prej parashtruesit të kërkesës ta dërgojë vendimin e Qeverisë, të cilin e konsideron antikushtetues, Duke vendosur në lidhje me kërkesën e Qamil Xhemalit, Gjykata Kushtetuese, pasi i shqyrtoi proceduarat në përgjithësi, gjeti se parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur të cekë dhe ta mbështetë me dëshmi se me cilin vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës pretendohet t’i jenë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të kushtetuese, sepse të njëjtën nuk e ka paraqitur krahas me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, Prandaj, Gjykata gjeti se kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi i kërkesës nuk e ka mbështetur në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij

Parashtruesit:

Qamil Xhemajli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile