Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Mlc. nr. 21/2012, të 8 dhjetorit 2012

Nr. të lëndës KI 126/12

Parashtruesit: Bekë (Vesel) Gashi

Parashtruesi i kërkesës, z. Bekë (Vesel) Gashi, e dorëzoi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme,Mlc. nr. 21/2012, të 8 nëntorit 2012, duke pretenduar se ai u mor në kundërshtim me të drejtat e tij të garantuara nga neni 2 [Sovraniteti], neni 24 [Barazia para Ligjit], neni 31 [E Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm ] dhe neni 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit gjyqësor], sepse kishte një varg shkeljesh të standardeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut si dhe standardeve tjera ndërkombëtare, si ato të OKB që garantojnë një proces të drejtë, të paanshëm, të bazuar në ligj etj. dhe atë në nenin 6 to KEMDNJ që ka të bëjë me të drejtën e paditësit, për një proces të drejtë dhe të paanshëm dhe për një administrim të mirë të drejtësisë. Për më tepër, parashtruesi deklaron se,” Gjykata është dashur të marrë parasysh interesin e të miturve, zhvillimin e tyre fizik dhe psikologjik, shëndetin dhe edukimin e tyre, interesa këto që janë primare gjatë marrjes së vendimit.” Parashtruesi kërkon më tej nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme.
Në lidhje me pranueshmërinë e kërkesës, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse parashtruesi as nuk ka ndërtuar e as nuk ka dëshmuar një rast prima facie qoftë mbi bazën apo pranueshmërinë dhe rrjedhimisht kërkesa për masa të përkohshme duhet të refuzohej si e pabazë dhe Kërkesa të shpallej e papranueshme si qartazi e pabazuar.

Parashtruesit:

Bekë (Vesel) Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile