KI89/17, Parashtrues: Afrim Rafuna, Vlerësim i kushtetutshmërisë së veprimeve të autoriteteve publike
KI89/17, Vendim për refuzim të kërkesës, miratuar më 24 maj 2018, publikuar më 12 qershor 2018
Fjalët kyç: kërkesë individuale, moskompletimit i kërkesë, e drejta për jete private, kërkesë e refuzuar me procedurë të shkurtër
Parashtruesi i kërkesës pretendonte shkeljen e të drejtave të tij të shkaktuara me veprimet autoriteteve publike, respektivisht nga Policia e Kosovës për shkak sa ai e ndalohej në vendkalimet kufitar dhe i kërkohej sqarim për lëshimin e Republikës së Kosovës. Në pajtim me dispozitat relevante Gjykata kërkoj nga parashtruesi i kërkesës që ta qartësonte pretendimet e tij, duke ia bashkëngjitë kërkesës të gjitha vendimet e autoriteteve publike apo të gjykatave të rregullta që kishin të bënin me rastin e tij.
Meqë parashtruesi i kërkesës nuk kishte dorëzuar ndonjë akt a vendim i cili do të mund ti nënshtrohej vlerësimit kushtetuese nga Gjykata, kërkesa e tij u refuzua me procedurë të shkurtër, në pajtim me rregullin 29 (2) dhe 32 (5) të Rregullores së punës.
Afrim Rafuna
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile, Penale