Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 137/2007, i 13 prillit 2010

Nr. të lëndës KI 78/10

Parashtruesit: Qerim Azizi, Shaip Reçica, Bajram Troshupa

Parashtruesit e kishin dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se ka pasur shkelje të rëndë të të drejtave të tyre themelore kushtetuese për punësim, Kërkesa nuk përmbante detaje më të mëdha, Ministria në përgjigjen e saj kishte pohuar se parashtruesit nuk janë dhe kurrë nuk kanë qenë punëtorë të Ministrisë dhe se ministria nuk posedonte shënime, prova, dokumente apo fakte që provojnë se parashtruesit ishin punëtorë te Ministrisë në fjalë, ata as që kishte kontrata të punës me Ministrinë ne fjalë, Gjykata, në këtë rast i është referuar nenit 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullit 36.2 pikës b) dhe d) te Rregullores së punës qe përcaktojnë se b) faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e një të drejte kushtetuese, d) kur parashtruesi nuk dëshmon në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij, Gjykata, erdhi në përfundim se parashtruesit nuk e kishin mbështetur me prova pretendimin e tyre në gjykata të rregullta se ishin punëtorë të Ministrisë, ata as që i kishin ofruar Gjykatës Kushtetuese prova të mjaftueshme apo ndonjë provë që do të tregonte se aktgjykimi i Gjykatës Supreme ishte i gabuar, Siç u tha nga Gjykata Kushtetuese në Rastin Nr. KI 06/09, Parashtruesi X kundër Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Nr. 215/2006; Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut Nr, 741/2005, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Komunale Nr. 217/2004

Parashtruesit:

Qerim Azizi, Shaip Reçica, Bajram Troshupa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri