Vendim

Kërkesë për rishikimin e pretendimeve të ngritura në Aktvendimin për papranueshmëri të Gjykatës Kushtetuese, të 14 nëntorit 2017, në rastin KI104/17

Nr. të lëndës KI 08/18

Parashtruesit: Naser Berisha

Shkarko:

KI08/18, Parashtrues: Naser Berisha, Kërkesë për rishikimin e pretendimeve të ngritura në Aktvendimin për papranueshmëri të Gjykatës Kushtetuese të 14 nëntorit 2017, në rastin KI104/17

 KI08/18, Vendim për refuzim të kërkesës, miratuar më 20 prill 2018, publikuar më 30 maj 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, përsëritje e procedurës, e drejta për gjykim të drejtë, kërkesë e refuzuar me procedurë të shkurtër

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatë pretendoi se Gjykata Kushtetuese me refuzimin e kërkesës së tij të mëparshme KI104/17 kishte vërtetuar shkeljet e bëra nga gjykatat e rregullta. Me këtë rast, parashtruesi kërkoi nga Gjykata që t’i rishikonte dhe t’i rivlerësonte pretendimet e ngritura në kërkesën e parë KI104/17.

Si përfundim, Gjykata konsideroi se kërkesa e tanishme e parashtruesit të kërkesës, në fakt, është përsëritje e një kërkese të mëparshme të vendosur tashmë nga Gjykata. Prandaj, në pajtim me rregullin 32 (5) të Rregullores, kjo kërkesë u vendos nga Gjykata që të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Naser Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile