Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGJK nr. 218/2017 dhe KGJK nr. 217/2017, të 23 qershorit 2017

Nr. të lëndës KI 107/17 dhe KI 129/17

Parashtruesit: Shahadin Destani dhe Bekim Kryeziu

Shkarko:

KI 107/17 dhe KI 129/17, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës KGJK nr. 218/2017 dhe KGJK nr. 217/2017, të 23 qershorit 2017

KI 107/17 dhe KI 129/17, Parashtrues: Shahadin Destani & Bekim Kryeziu

Aktvendim për papranueshmëri, i 10 janarit 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e parakohshme, mosshterimi i mjeteve juridike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, emërimi i gjyqtarëve.

Parashtruesit e kërkesës ishin kandidatë për gjyqtarë në sistemin e rregullt gjyqësor në Kosovë. Ata nuk ishin përfshirë në listën përfundimtare të kandidatëve që do t’i rekomandoheshin Këshillit Gjyqësor të Kosovës për votim dhe prandaj nuk ishin rekomanduar për emërim si gjyqtarë.
Përmes dy vendimeve identike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (Vendimi nr. 217/2017 dhe Vendimi nr. 218/2017, të dy të 23 qershorit 2017) vendosi që parashtruesit e kërkesës nuk do t’i propozohen Presidentit të Republikës së Kosovës që të emërohen si gjyqtarë.
Parashtruesit i kontestuan këto vendime në Gjykatën Kushtetuese pa shteruar ndonjë nga mjetet juridike në dispozicion në gjykatat e rregullta. Ata pretenduan shkelje të të drejtave të tyre të garantuara me nenet 24, 31 dhe 45 të Kushtetutës.
Gjykata e deklaroi kërkesën të papranueshme. Ajo konstatoi që parashtruesit e kërkesës nuk i kanë shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, dhe as nuk kanë dëshmuar se mjeti juridik ekzistues nuk ka qenë efektiv. Në vend që të parashtrojnë kërkesë drejtpërdrejt në Gjykatë, parashtruesit e kërkesës mund të kishin iniciuar procedurë administrative kundër vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Parashtruesit:

Shahadin Destani dhe Bekim Kryeziu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative