KI41/17, Parashtrues i kërkesës: Met Hashani, Kastriot Hashani dhe Lirim Hashani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 252/2016, të 2 nëntorit 2016
KI41/17, Aktvendim për papranueshmëri i 21 shkurtit 2018, i publikuar më 19 prill 2018.
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, procedurë penale, qartazi e pabazuar
Kërkesa bazohet në nenin 113(7) të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121, dhe në rregullin 29 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Parashtruesit e kërkesës ishin palë e dëmtuar në lëndën penale [P. nr 581/2011], e cila është zhvilluar në Gjykatën e Qarkut, e cila i shpalli fajtor dhe përgjegjës kryerësit e veprave penale R.A, F.A dhe SH.V, dhe rrjedhimisht u shqiptoi dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë. Por, Gjykata e Qarkut nuk ia dorëzoi aktgjykimin palës së dëmtuar, respektivisht parashtruesve të kërkesës.
Pas ankesës së Prokurorit Publik të Qarkut kundër aktgjykimit të përmendur, Gjykata Supreme nxori aktgjykimin [Ap. nr. 181/2012], me të cilin e miratoi ankesën e Prokurorit Publik të Qarkut dhe e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën përkitazi me R.A, ndërsa në pjesën përkitazi me F.A dhe SH. V. e ktheu në gjykatën e shkallës së parë për rivendosje.
Parashtruesit e kërkesës kundër Aktgjykimit [P. nr 581/2011] të Gjykatës së Qarkut, të 16 marsit 2012, ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit, dhe pastaj në Gjykatën Supreme, por vetëm në pjesën përkitazi me dënimin i cili është shqiptuar për R.A. Procedura përfundoi me aktgjykimin e Gjykatës Supreme me të cilin kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë deklarohet e pabazuar.
Parashtruesit pretendojnë se janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës për shkak se nuk u është dhënë mundësia që të marrin pjesë në gjykimin në të cilin kryerësit janë shpallur fajtor dhe, rrjedhimisht, gjykuar.
Gjykata vëren se parashtruesit nuk e paraqitën kërkesën e duhur në Gjykatën Supreme, as në Gjykatën e Apelit, por e paraqitën kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, gjegjësisht ankesën kundër aktgjykimit të plotfuqishëm, gjë që nuk është në pajtim me dispozitat relevante ligjore.
Gjykata gjen se parashtruesit e kërkesës nuk i kanë mbështetur pretendimet e tyre dhe as nuk kanë treguar saktësisht se si janë shkelur të drejtat e tyre kushtetuese.
Në bazë të asaj u tha, kërkesa e parashtruesve është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme.
Met Hashani, Kastriot Hashani dhe Lirim Hashani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike
Kërkesa është qartazi e pabazuar