KI50/17, Parashtrues i kërkesës: Ismail Hasani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 265/2016, të 22 nëntorit 2016
KI50/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 21 shkurtit 2018, i publikuar më 11 prill 2018
Fjalët kyçe: Kërkesë individuale, qartazi e pabazuar
Më 18 qershor 2015, Gjykata Themelore në Gjilan-Departamenti në Viti (me Aktgjykimin P. nr. 434/14) e shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor për veprën penale lajmërimi i rremë dhe e gjykoi me dënim me gjobë.
Më 9 korrik 2016, Gjykata e Apelit (me Aktgjykimin PA1. nr. 1164/15) refuzoi, si të pabazuar, ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.
Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore.
Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të drejtës për ankesë në lëndën penale dhe të drejtës për të mos u gjykuar apo dënuar dy herë për të njëjtën vepër penale.
Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka paraqitur faktet të cilat tregojnë se në procedurat para gjykatave të rregullta në ndonjë mënyrë ka pasur shkelje të të drejtave të tij të garantuara me Kushtetutë dhe Konventë për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, për ankesë në lëndën penale dhe për të mos u gjykuar apo dënuar dy herë për të njëjtën vepër penale. Prandaj, kërkesa e parashtruesit është qartazi e pabazuar, dhe rrjedhimisht e papranueshme.
Ismail Hasani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Penale