Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave në zhvillim në Gjykatën e Apelit të Republikës së Kosovës, përkitazi me lëndën Ac. nr. 953/14 dhe Gjykatën Themelore në Gjakovë

Nr. të lëndës KI19/17

Parashtruesit: Fatos Dervishaj

Shkarko:

KI19/17, Parashtrues, Fatos Dervishaj, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave në zhvillim në Gjykatën e Apelit të Republikës së Kosovës, përkitazi me lëndën Ac. nr. 953/14 dhe Gjykatën Themelore në Gjakovë

 KI19/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 21 shkurtit 2018, publikuar më 11 prill 2018.

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjete juridike, tejzgjatje e procedurave, qartazi e pabazuar

Më 28 shtator 2017, Gjykata e Apelit të Kosovës, pas shumë vendimeve gjyqësore të nxjerra lidhur me këtë rast, nxori Aktvendimin Ac. nr. 953/2014, duke anuluar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, C. nr. 433/2012, të 9 janarit 2014 dhe çështjen e ka kthyer për rigjykim në shkallë të parë.

Parashtruesi në Gjykatën Kushtetuese pretendoi se lënda e tij edhe pse ka titull përmbarimor, dhe se tani lënda gjendet në Gjykatën e Apelit, Ac. nr.953/14, për shkak se Gjykata nuk po mundet ta përfundojë me sukses edhe pas shumë aktgjykimeve dhe aktvendimeve, të gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë e ka zvarritur dhe komplikuar këtë çështje pronësore.

Parashtruesi i kërkesës pasi që kishte pranuar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 953/2014, të 28 shtatorit 2017, pretendoi se Aktvendimi i Gjykatës së Apelit nuk konstaton asgjë dhe nuk jep kurrfarë këshilla dhe udhëzime se çfarë konkretisht duhet vepruar gjykata e shkallës së parë, dhe se lënda e tij edhe më shumë do të zvarritet dhe komplikohet.

Gjykata konkludoi se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij për shkelje të të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ, respektivisht të drejtën për gjykim të drejtë, brenda një afati kohor të arsyeshëm, sepse faktet e paraqitura nga ai në asnjë mënyrë nuk tregojnë që gjykatat e rregullta ia kanë mohuar atij këtë të drejtë kushtetuese.

Parashtruesit:

Fatos Dervishaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile