Parashtruesja paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e saj ishin cenuar me vendimet e gjykatave të rregullta, me ç’rast parashtruesja pretendonte shkeljen e të drejatve të garantuara me Kushtetutë pa saktësuar ndonjë dispozitë kushtetuese në veçanti, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses ishte qrtazi e pabazuar, sepse parashtruesja nuk kishte mbështetur me prova pohimet e saj, pra si dhe pse është kryer shkelja e pretenduar. Gjykata po ashtu theksoi se nuk vëren që procedurat përkatëse të zhvilluara në gjykatat e rregullta ishin arbitrare ose të padrejta. Duke cituar rastin Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar nga praktika e GJEDNJ-së, Gjykata më tutje arsyetoi se, si rregull i përgjthshëm, vlerësimi i fakteve është detyrë e gjykatave të rregullta. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtrueses si të papranueshme.
Sofije Grabovci
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile