Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërise së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. I. Nr. 363/09 te dates 6 maj 2010

Nr. të lëndës KI 81/10

Parashtruesit: Nazif Reka

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij ishin cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, me ç’rast ishte vërtetuar vendimi i komunës së Kaçanikut për mos përtëritjen e kontratës së parashtruesit si teknik dhëmbësh, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte qartazi e pabazuar, sepse nuk kishte ndonjë provë që tregonte se procedurat e zhvilluara para gjykatave të rregullta ishin të padrejta ose të njollosura nga arbitrariteti. Duke cituar rastin Vanek kundër Sllovakisë, nga praktika gjyqësore e GJEDNJ-së, Gjykata theksoi se parashtruesi nuk kishte ofruar ndonjë provë prima facie që tregon shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë. Gjykata më tutje arsyetoi se, si rregull i përgjithshëm, vlerësimi i fakteve është detyrë e gjykatave të rregullta. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme.

Parashtruesit:

Nazif Reka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile