Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 15 janarit 2009.
Më 21 janar 2011, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën e tij në Gjykatë.
Më 14 shkurt 2011, Kryetari caktoi gjyqtaren Gjyljeta Mushkolaj si Gjyqtare raportuese, dhe Kolegjin shqyrtues në përbërje të gjyqtarëve: Robert Carolan (kryesues), Snezhana Botusharova dhe Enver Hasani.
Parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur padi në Gjykatën Komunale në Kamenicë, për kthimin e tij në marrëdhënie pune dhe për kompensimin e të ardhurave të tij personale prej 1 tetorit 1990.
Më 7 tetor 1997, Gjykata Komunale në Kamenicë vendosi CP. Nr. 79/96) të obligojë NSH “IMKOS” që t’i kompensojë parashtruesit të kërkesës për periudhën pas largimit të përkohshëm në shumën prej 78,20 dinarë me kamatë ligjore.
Aktgjykimi i Gjykatës Komunale ne Kamenicë nuk është zbatuar në mungesë të vërtetimit se aktgjykimi është i formës së prerë dhe detyrues, dhe si rrjedhojë, parashtruesi i kërkesës nuk e ka realizuar të drejtën në kompensim. Parashtruesi iu drejtua Gjykatës Komunale në Kamenicë, duke kërkuar vazhdimin e procedurave në mënyrë që aktgjykimi i lartpërmendur të ekzekutohet.
Me 6 maj 2005, Gjykata Komunale në Kamenicë informoi parashtruesin e kërkesës se “Aktgjykimi që ju [parashtruesi i kërkesës] keni kërkuar të bëhet i plotfuqishëm dhe i detyrueshëm, për shkak të mungesës së dosjeve gjyqësore për momentin nuk mund të verifikohet dhe behet ( … )’.
Nga shkurti 2001, deri ne korrik 2005, parashtruesi i kërkesës, përsëri, me qëllim të ekzekutimit të Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Kamenicë, nisi procedura të ndryshme para Gjykatës së Qarkut në Gjilan, Avokatit te Popullit, Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Përveç kësaj, me 1 korrik 2005, parashtruesi i kërkesës i pakënaqur me përgjigjen e Gjykatës së Qarkut në Gjilan, parashtroi një kërkesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, për të ndikuar në Gjykatën Komunale në Kamenicë, në mënyrë që të lëshojë një vërtetim se aktgjykimi C. Nr. 79/96 i Gjykatës Komunale në Kamenicë, i 7 tetorit 1997 është i formës së prerë dhe detyrues.
Duke pasur parasysh këto dy dispozita ligjore, duhet konkluduar se juridiksioni i përkohshëm i Gjykatës Komunale për rastet paraprake fillon nga data e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e që është 15 qershori 2008, dhe përfundon me 15 maj 2009, qe do të thotë katër muaj (shih nenin 49 të Ligjit) pas hyrjes në fuqi të Ligjit, e që ishte 15 janari 2009•
Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 46, 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullave 36. (1a) dhe 36. (3c) të Rregullores së Punës, në seancën e mbajtur më 17 janar 2012, njëzëri vendosi ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme
Vebi Klaiqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Administrative