Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 368/2008, të 8 prillit 2011

Nr. të lëndës KI 90/11

Parashtruesit: Xhemile Gashi

Parashtruesja ka parashtruar kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pretenduar që të drejtat dhe liritë e saj individuale të garantuara me Kushtetutë janë cenuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Supreme Rev. nr. 368/2008, me të cilin hidhet poshtë kërkesa për revizion si e pabazuar, si dhe ka theksuar që ka ekzistuar një marrëveshje gojore që shtëpia të ndërtohet, për arsye që edhe vëllai i burrit të Parashtrueses do të jetonte aty. Për më tepër, Parashtruesja i kishte kërkuar Gjykatës të vendoste masë të përkohshme, Gjykata vendosi që Kërkesa ishte e papranueshme, sepse Parashtruesja nuk kishte arritur të prezantonte prova që procedurat përkatëse kanë qenë të padrejta apo të njollosura me arbitraritet në çfarëdo mënyre. Kështu, Gjykata theksoi që Kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në bazë të Rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës. Për më tepër, sa i përket kërkesës për masë të përkohshme, Gjykata theksoi që duke marrë parasysh që Kërkesa ishte vendosur si e papranueshme, Parashtruesja nuk ka të drejtë të kërkojë masë të përkohshme, sipas Rregullit 54 (1) të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

Xhemile Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile