Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Republikës së Kosovës, të 3 shkurtit 2010

Nr. të lëndës KI 110/10

Parashtruesit: Ismet Hebibi

Paraqitësi i kërkesës ka paraqitur parashtresën në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr.03/L-121 për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të datës 15 janar 2009.
Paraqitësi i kërkesës, më 29 tetor 2010 i ka paraqitur kërkesë Gjykatës, Kryetari, më 16 dhjetor, me urdhëresën nr.GJR. 110/10, e ka emëruar gjyqtaren Snezhana Batusharova gjyqtare raportuese.Të njëjtën ditë, kryetari me urdhëresën nr.KSH.110/10, e ka emëruar Kolegjin për shqyrtim në përbërje të gjyqtarëve: Altay Suroy (Kryesues), Kadri Kryeziu dhe Gjyljeta Mushkolaj.
Në kërkesën e tij paraqitësi pohon se i është shkelur e drejta e garantuar kushtetuese për punë, sepse Komuna e Junikut më 20 korrik 2009, me aktvendim e ka refuzuar ankesën e paraqitësit të ankesës dhe ka konstatuar se:”Paraqitësi i kërkesës e ka shkelur Urdhëresën administrative nr.2003/2 për zbatimin e Statutit nr.2001/36 për Shërbimin Publik të Kosovës, përkatësisht neni 30. paragrafi 1. pika j) sjellje apo përdorim i gjuhës së dhunshme, kërcënuese dhe primitive në vend të punës”, Pas shikimit të kërkesës së paraqitësit, Gjykata ka konstatuar se paraqitësi asnjëherë nuk i ka ngritur apo paraqitur shkeljet e cekura para Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Gjykata ka konstatuar se paraqitësi i kërkesës nuk i ka shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike që i ka pasur në dispozicion sipas ligjit në zbatim, siç është paraparë në nenin 113. pika 7. e Kushtetutës.
Prandaj, Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113. paragrafi 7. i Kushtetutës, nenin 20. të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 36. të Rregullores së Punës, të datës 20 maj 2011, njëzëri vendosi ta refuzojë kërkesën si të papranueshme.

Parashtruesit:

Ismet Hebibi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile