Paraqitësi i kërkesës ka paraqitur parashtresë në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20,22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të datës 15 janar 2009.Paraqitësi i kërkesës më 21 nëntor 2011 i ka paraqitur kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kryetari, më 17 janar 2012, e ka emëruar Kadri Kryeziun gjyqtar raportues dhe Kolegjin për shqyrtim në përbërje të gjyqtarëve: Robert Carolan (kryesues), Altay Suroy dhe Enver Hasani.
Paraqitësit të kërkesës, Departamenti për familjet e viktimave, të invalidëve të luftës dhe të viktimave cilivile, më 28 janar 2011, ia ka refuzuar kërkesën për pension të invalidit të UÇK-së pasi që i ka munguar vërtetimi origjinal i shtabit të përgjithshëm të KZK-së.
I pakënaqur me këtë vendim, paraqitësi i kërkesës ka ushtruar ankesë pranë departamentit të lartpërmendur.
Seksioni i ankesave i departamentit të lartpërmendur, më 8 prill 2011, ka marrë vendim me të cilin është refuzuar ankesa e paraqitësit të kërkesës.Sipas vendimit të datës 8 prill 2011, ankesa e paraqitësit të kërkesës është refuzuar sepse dokumentin të cilin e ka dërguar paraqitësi i kërkesës nuk ka vërtetuar se i njëjti ka qenë anëtarë i UÇK-së dhe që është plagosur.
Paraqitësi i kërkesës, më 5 maj 2011 ka ushtruar padi pranë Gjykatës Supreme për anulim të vendimit të datës 8 prill 2011.Paraqitësi i kërkesës ka pohuar se vendimi i përmendur është i padrejtë dhe i paligjshëm.
Gjykata Supreme, më 7 qershor 2011, me aktvendimi A.nr.396/2011, e ka refuzuar padinë e paraqitësit të kërkesës.
Paraqitësi i kërkesës pohon se Gjykata Supreme dhe organet e mëparme drejtuese nuk i kanë konstatuar faktet në mënyrë të drejtë.
Gjykata, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitësit thekson se sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese nuk është gjykatë e shkallës së katërt në rastin e shqyrtimit të vendimeve të marra nga ana e gjykatave të rregullta.Roli i gjykatave të rregullta është interpretimi dhe zbatimi i rregullave përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale.Pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, gjykata nuk ka konstatuar që veprimet përkatëse në çfarëdo mënyrë të kenë qenë të padrejta apo të baltosura me arbitraritet, Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113. paragrafin 7. të Kushtetutës dhe rregullin 36. të Rregullores së punës, njëzëri ka vendosur që kërkesën e paraqitësit ta refuzojë si të papranueshme.
Naser Shala
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile