Parashtruesi paraqiti kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke pretenduar që me Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë, Ac.Nr 317/07 te datës 12 nëntor 2008 i janë shkelur të drejtat e tij pasiqë rasti është zgjatur për katër vjet në Gjykatën Komunale në Deqan.
Parashtruesi kërkon që Gjykata Kushtetuese ta urdhërojë kompensimin e dëmit që gjoja i është shkaktuar atij për shkak se ka më tepër se 40 vjet që trafostacioni i energjisë elektrike është vendosur në pronën e tij të paluajtshme.
Gjykata ka konstatuar qe Kërkesa e parashtruesit është jashtë afatit kohor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dh rregullin 36 (1) (b) të Rregullores së punës. Gjykata Kushtetuese ka konkluduar që kërkesa është e papranueshme
Ismet Hebibi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile