Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë, Ac. Nr. 317/07, të 12 nëntorit 2008

Nr. të lëndës KI 109/10

Përmbledhje

Parashtruesi paraqiti kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke pretenduar që me Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë, Ac.Nr 317/07 te datës 12 nëntor 2008 i janë shkelur të drejtat e tij pasiqë rasti është zgjatur për katër vjet në Gjykatën Komunale në Deqan.
Parashtruesi kërkon që Gjykata Kushtetuese ta urdhërojë kompensimin e dëmit që gjoja i është shkaktuar atij për shkak se ka më tepër se 40 vjet që trafostacioni i energjisë elektrike është vendosur në pronën e tij të paluajtshme.
Gjykata ka konstatuar qe Kërkesa e parashtruesit është jashtë afatit kohor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dh rregullin 36 (1) (b) të Rregullores së punës. Gjykata Kushtetuese ka konkluduar që kërkesa është e papranueshme

Parashtruesit:

Ismet Hebibi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile