Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për privatizimin e Ndërmarrjes së re Jatex kompleksi industrial sh,p.k, ne valen e 45A të privatizimit

Nr. të lëndës KI90/10, KI91/10, KI92/10, KI93/10, KI94/10, KI95/10

Parashtruesit: Shareholders of "Jatex-Conitex" JSC

Përfaqësuesit kërkojnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për privatizimin e Ndërmarrjes së re Jatex kompleksi industrial sh,p.k, në valën e 45 A të privatizimit.
Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se atyre, në cilësinë e aksionarëve të ndërmarrjes, me vendimet e AKP-së u janë cenuar e drejta e pronës e garantuar me Kushtetutën e Republikës Kosovës, më saktësisht, sipas tyre janë shkelur neni 46 pika 1 dhe 3 e Kushtetutës.
Parashtruesit e ankesës, gjithashtu, kanë theksuar se ata edhe pse kanë dërguar kërkesë për masë të përkohshme në Gjykatën Supreme-Dhoma e Veçantë, ata nuk e njohin juridiksionin e kësaj Gjykate andaj kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që ajo ta vendos kërkesën në mënyrë meritore.
Gjykata hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme sepse parashtruesi nuk ka shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me ligj para se t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese;

Parashtruesit:

Shareholders of "Jatex-Conitex" JSC

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile