Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pohuar se e drejta e saj për të punuar dhe ushtruar profesionin sipas nenit 49, ishte shkelur me vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme rreth kërkesës së saj për të përfituar nga 20% e mjeteve të realizuara nga privatizimi i ndërmarrjes ku ajo kishte punuar për 17 vjet, Përkundër faktit se kur ishte dhënë njoftimi për privatizim ajo nuk ishte e përfshirë në listën e punëtorëve, ajo sidoqoftë, argumentoi se kishte të drejtë të merrte pjesën e saj, në bazë të përjashtimit që bënte Rregullorja e UNMIK-ut 2003/13 për rastet që kanë të bëjnë me diskriminimin. Në momentin e parashtrimit të Kërkesës ankesa e saj në Dhomën e Posaçme akoma ishte në shqyrtim e sipër, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e parakohshme dhe e papranueshme sipas neneve 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës sepse ankesa e Parashtrueses në Gjykatën Supreme akoma ishte në shqyrtim e sipër, që tregonte se ajo nuk e kishte plotësuar parakushtin e shterjes së të gjitha mjeteve juridike
Zvezdana Dimitrijevic
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile