Aktgjykim

Vlerësimi i kushtetutshmërisë te Vendimit te Kuvendit te Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011.

Nr. të lëndës KO 29/11

Parashtruesit: Sabri Hamiti dhe deputete te tjere

Parashtruesit, një grup prej 34 deputetësh të Kuvendit, e kishin dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.5 të Kushtetutës duke kontestuar vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Behgjet Pacollit President të Kosovës në rundin e tretë të votimit, duke pretenduar se procedura e zgjedhjes kishte shkelur Nenit 86 të Kushtetutës në tri aspekte: nuk ekzistonte kuorumi prej dy të tretave që kërkohet për marrjen e vendimit për zgjedhjen e Presidentit sipas nenit 86.4; kishte vetëm një kandidat për ketë pozitë ndërsa neni 86.5 kërkon që të jenë së paku dy kandidatë; dhe kishte pasur një ndërprerje të papranueshme gjatë procedurës së zgjedhjes, Në përgjigjen e tij, Z. Pacolli kishte theksuar se kërkesa për kuorum në Kuvend sipas nenit 69.3 të Kushtetutës vetëm kërkon praninë e më shumë se gjysmës së deputetëve, çka ishte plotësuar në fillim të seancës së kontestuar, duke shtuar se deputetët e larguar nga seanca në fakt ishin vota kundër tij, kështu që kishte pasur kuorum. Z. Pacolli argumentoi se neni 86.3 nuk kërkon që Kuvendi të nominojë më shumë së një kandidat për President, duke pohuar se dispozitat e neneve 86.5 dhe 86.6 për dy të tretat e votave dhe për shpërbërjen e Kuvendit aplikohen vetëm në situatat kur janë nominuar më shumë se dy kandidatë për postin e Presidentit. Z. Pacolli po ashtu argumentoi se Kryetari i Kuvendit është interpretuesi përfundimtar i Rregullores së Kuvendit sipas nenit 17.1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, dhe se ai e kishte miratuar kërkesën për pauzë gjatë procedurës së zgjedhjes, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e pranueshme sepse Parashtruesit, anëtarët e grupit të përbërë prej 10 apo më shumë deputetëve të Kuvendit, ishin palë e autorizuar dhe i ishin përmbajtur afatit prej 8 ditësh, sipas nenit 113.5, dhe kishin plotësuar kushtet e nenit 42 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, duke identifikuar anëtarët e grupit, duke ofruar nënshkrimet e nevojshme, duke identifikuar vendimin e sfiduar, duke specifikuar dispozita kushtetuese që pretendohej se ishin shkelur dhe duke ofruar dëshmi mbështetëse, Së pari, Gjykata konstatoi se neni 86 shkilet kur deputetët e Kuvendit propozojnë vetëm një kandidat për President, duke theksuar qëllimin e hartuesve të Kushtetutës për të përqafuar një sistem më demokratik në të cilin parakusht për zgjedhjen e Presidentit është që të ketë më shumë se një kandidat, Gjykata theksoi mungesën e formulimit gjuhësor që do të mundësonte zgjedhjen e Presidentit me vetëm një kandidat, duke përmendur si shembuj Kushtetutat e Shqipërisë dhe Hungarisë. Gjykata përfundoi se zgjedhja në ketë rast është e pavlefshme. Së dyti, Gjykata përfundoi se zgjedhja ishte e pavlefshme edhe për shkak të mungesës së kuorumit 100% të përcaktuar në nenin 86, i cili i obligonte që të gjithë 120 deputetët që të votonin për zgjedhjen e Presidentit (me përjashtim të atyre që kanë marrë leje nga Kryetari i Kuvendit). Në ketë aspekt, Gjykata theksoi se deputetët e kanë për detyrë që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit. Në fund, Gjykata theksoi se neni 86 dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit nuk e përcaktonin se a lejohet pushimi gjatë procedurës së zgjedhjes së Presidentit, duke nënvizuar se ajo e kishte për detyrë vetëm të shqyrtojë pretendimet për shkelje të Kushtetutës, duke konstatuar se pushimi gjatë procedurës nuk përbënte çështje kushtetuese sipas nenit 86. Gjykata përfundoi se Parashtruesit nuk kishin paraqitur dëshmi se ka pasur shkelje të Kushtetutës, Për arsyet e lartcekura, Gjykata vendosi që të shpall Kërkesën të pranueshme dhe me shtatë vota për dhe dy kundër, vendosi se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit kishte shkelur nenin 86, prandaj ishte pavlefshëm

Parashtruesit:

Sabri Hamiti dhe deputete te tjere

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 86 – Zgjedhja e Presidentit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër