Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë kundër Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (AQBK), e cila sipas tij e shkarkoi nga puna në kundërshtim me ligjin dhe më pas nuk i është përmbajtur aktvendimeve të gjykatave të cilat kishin vendosur në favor të tij dhe se ai duhej të kthehej në punë, Megjithatë, kur AQBK kishte kërkuar revizion pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, ajo kishte vendosur në favor të AQBK, Parashtruesi pretendon se me ketë i është mohuar e drejta për punë dhe ushtrim të profesionit dhe mbrojtja gjyqësore e të drejtave, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se ankesa e parashtruesit ka të bëjë me një periudhë që daton para datës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, prandaj thekson se kërkesa është e paafatshme dhe e papajtueshme, “ratione temporis”, me dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit
Ekrem Gashi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Civile