Aktvendim për papranueshmëri

VENDIM PËR PAPRANUESHMËRI në Rastin Nr. KI 62/09

Nr. të lëndës KI 62/09

Parashtruesit: Sadik Sheme Bislimi

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë duke kërkuar nga Gjykata “të vlerësojë ligjshmërinë e ligjeve dhe të drejtësisë në gjyqet dhe organet administrative”, duke ofruar observime të ndryshme të çështjeve sociale gjatë dekadës së fundit së bashku me disa ndodhi në jetën e tij, Ai i ka parashtruar Gjykatës pyetje si “perse nuk është zbatuar Ligji për Sigurimin Pensional?”, pastaj ndërlidhet me një konflikt administrativ që e ka kontestuar në Gjykatën Komunale të Ferizajt, e që gjatë dy viteve ende nuk është marre vendimi, pastaj konteston kushtetutshmërinë e mbledhjes së 3,5, € për RTK-në së bashku me faturat e rrymës, dëmet materiale të cilat i janë shkaktuar për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të rrymës, dhe në fund përmend peticionin e shumë qytetarëve i cili nuk është marrë parasysh nga Kuvendi i Kosovës, duke kërkuar këshilla juridike se si t’i mbrojë të drejtat që i janë mohuar, Duke e analizuar secilën çështje veçmas, Gjykata Kushtetuese vendosi se parashtruesi i kërkesës në parim nuk ka shteruar mjetet juridike që i ka në dispozicion, dhe se gjithashtu, nuk ka arritur të ofrojë prova të mjaftueshme se të drejtat e tij individuale të garantuara me Kushtetutë i janë shkelur me mosveprimet në instanca të ndryshme të cilat ai i përmend, Në këtë mënyrë, Gjykata konsideroi se parashtruesi i kërkesës ka kërkuar kontroll abstrakt të kushtetutshmërisë, për të cilën individët nuk janë të autorizuar sipas nenit 113,7, andaj i mungon legjitimiteti aktiv

Parashtruesit:

Sadik Sheme Bislimi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative