Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë [Cpp. nr. 19/15] të 29 dhjetorit 2015, në lidhje me moszbatimin e Vendimit për Përmbarim të Gjykatës Komunale në Mitrovicë [E. nr. 2185/98], të 18 dhjetorit 1998

Nr. të lëndës KI 21/16

Shkarko:
Përmbledhje

KI21/16, Parashtrues: Reshat Murati, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë [Cpp. nr. 19/15] të 29 dhjetorit 2015, në lidhje me moszbatimin e Vendimit për Përmbarim të Gjykatës Komunale në Mitrovicë [E. nr. 2185/98], të 18 dhjetorit 1998

 KI21/16, Vendim i 28 shkurt 2018, publikuar më 10 maj 2018

Fjalët kyç: vendim për refuzim të kërkesës, kërkesë e paplotësuar dhe e paqartë

 Parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatë për vlerësim të  kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në lidhje me moszbatimin e Vendimit për Përmbarim të Gjykatës Komunale në Mitrovicë [E. nr. 2185/98], dhe nuk kishte cekur se cilat nene të Kushtetutës pretendon se janë shkelur.

Gjykata i kërkoi parashtruesit të ofrojë sqarime shtesë lidhur me statusin e rastit të tij, dhe për këtë nuk morri përgjigje. Gjykata tentoi edhe njëherë të komunikoi me parashtruesin por prapë nuk morri përgjigje nga ai.

Si rrjedhojë, Gjykata në pajtueshmëri me rregullin 32 (5) të Rregullores së punës, konstatoi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër sepse Gjykata konkludoi se kërkesa është e paplotësuar dhe nuk është e qartë dhe ajo nuk përmbush asnjë nga kërkesat procedurale të përcaktuara në Kushtetutë, Ligj dhe Rregullore të punës, përkundër kërkesave të Gjykatës drejtuar parashtruesit për ta plotësuar dhe qartësuar kërkesën.

Parashtruesit:

Reshat Murati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile