Aktgjykim

Kimete Bikliqi kunder Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Nr. të lëndës KI 09/10

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesja e kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se KQZ ka ndërhyre në mënyre të kundërligjshme në votat e hedhura për të gjatë zgjedhjeve lokale, me ç’rast ajo humbi pozitën e saj si deputete e Kuvendit Komunal, Ajo pretendon se edhe pas ankesave në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) dhe në Gjykatën Supreme, të cilat ishin hedhur poshtë, asaj i janë shkelur të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes, Gjykata Kushtetuese vendosi se kërkesa është e pranueshme duke qenë se parashtruesja e kërkesës i ka shteruar mjetet juridike që i kishte në dispozicion dhe e kishte parashtruar kërkesën brenda afatit kohor të paraparë me ligj, Megjithatë, Gjykata, pas analizimit të Ligjit mbi Zgjedhjet në ndërlidhje me Kushtetutën, vendosi se nuk ka pasur shkelje të të drejtave Kushtetuese të parashtrueses

Parashtruesit:

Kimete Bikliqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative