Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 30 shtator 2020

30.09.2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 30 shtator 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 196/19; 2. KI 26/20 dhe 3. KI 88/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 196/19
Parashtrues: Jetullah Deliu

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr.216/2019], të datës 11 korrik 2019, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr.5367/18], të 25 datës shkurt 2019 dhe me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [C.nr.1419/08], të datës 13 shtator 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këto vendime i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet: 21 [Parimet e Përgjithshme], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 41 [E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike], 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113. 7 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

2. Aktvendim
Lënda: KI 26/20
Parashtrues: Fatmir Kahrimani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr.234/2019], të datës 22 gusht 2019, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr.135/17], të datës 23 prill 2019 dhe me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë [C.Nr.723/16], të datës 8 dhjetor 2016. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këto vendime i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet: 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenin 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

3. Aktvendim
Lënda: KI 88/20
Parashtrues: Klubi i Futbollit “Liria”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (272/2), të datës 2 qershor 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(b) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.